Bota

Tre anije të NATO-s “zbarkojnë” në Finlandë, do të nisin stërvitjen e përbashkët

25 Prill 2022, 15:06 Nga DOSJA
Tre anije të NATO-s “zbarkojnë” në Finlandë, do

FINLANDË-Tre anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur në portin jugperëndimor finlandez për t’u trajnuar me marinën finlandeze.

Sipas Guardian, anijet do të stërviten me dy “gjuetarë” të minave nga flota bregdetare e Finlandës, thanë në një deklaratë sot forcat mbrojtëse të Finlandës.

Stërvitja dy-ditore do të përgatisë anijet finlandeze për të marrë pjesë në forcat e reagimit të NATO-s dhe do të fokusohen në kundërmasat e minave dhe punën në një kornizë shumëkombëshe”, thuhet në deklaratë.

Ajo vjen pasi Helsinki konsideron mundësinë e anëtarësimit në aleancën ushtarake mes tensioneve të shtuara me Rusinë fqinje. Në fillim të këtij muaji, kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, tha se vendi i saj do të merrte një vendim në javët e ardhshme nëse do t’i bashkohej NATO-s.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Blinken takohet me Zelenskyy-n në Kiev, zjarr i madh në depon e naftës në Bryansk

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nato stervitje ne finlande sanna marin lufta ukraine-rusi nato stervitje ne finlande sanna marin

Sondazh

Poll