Bota

“Nafta ndez luftën e Putinit”, aktivistët lidhen me zinxhirë në cisternën ruse në Norvegji

25 Prill 2022, 14:19 Nga DOSJA
“Nafta ndez luftën e Putinit”, aktivistët lidhen me

NORVEGJI– Aktivistët e Greenpeace u lidhën me zinxhirë në një cisternë nafte ruse në portin e Oslos për ta parandaluar atë të shkarkonte dërgesën e saj të hidrokarbureve “duke financuar luftën e Putinit”.

E ngarkuar nga grupi rus i naftës Novatek, Ust Luga me flamur të Hong Kongut transportoi 95,000 ton vajguri në stacionin Esso në Osgordstrand, Norvegjinë juglindore, njoftoi Greenpeace në një njoftim për shtyp.

Aktivistët e Greenpeace në bordin e një varke shpëtimi u lidhën me zinxhir në spirancën e saj, ndërsa të tjerët në një kajak shpalosën pankarta me sloganin “Nafta ndez luftën”. Disa nga aktivistët janë marrë në pyetje nga policia para se të merrnin pjesë në mobilizim.

“Jam i tronditur që Norvegjia po sillet si një parajsë për naftën ruse, e cila ne e dimë se po financon luftën e presidentit rus Vladimir Putin”, tha në një konferencë shtypi udhëheqësi i Greenpeace Norvegjisë, Fronde Playim.

Sipas një zëdhënësi të Esso, ngarkesa nuk u ndikua nga sanksionet perëndimore kundër Rusisë në lidhje me luftën në Ukrainë.

Urdhëri është bërë përpara pushtimit rus të Ukrainës”, tha Anne Fugner.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota fronde playim greenpeace international nafta ruse fronde playim greenpeace international nafta ruse

Sondazh

Poll