Bota

‘Ndaluam një grup terrorist’, Putin akuzon Perëndimin për komplote për të vrarë gazetarët

25 Prill 2022, 14:03 Nga DOSJA
‘Ndaluam një grup terrorist’, Putin akuzon Perëndimin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se shërbimi kryesor i inteligjencës i vendit të tij kishte penguar atë që ai e përshkroi si një komplot perëndimor për të vrarë një gazetar të njohur rus.

Këtë mëngjes, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) ndaloi aktivitetet e një grupi terrorist, i cili po planifikonte të sulmonte dhe të vriste një gazetar të famshëm televiziv rus”, tha Putin.

Nga ana e saj, agjencia e lajmeve Interfax, thekson se anëtarët e një grupi nacionalist, i cili vepron nën komandën e spiunëve ukrainas mbahen nga autoritetet ruse dhe sipas tyre, planifikoi të vriste gazetarin rus Vladimir Soloviev.

Presidenti rus tha se mediat e huaja dhe mediat sociale përdoren nga Perëndimi për të krijuar provokime kundër forcave të armatosura ruse. Veprime të tilla, theksoi ai, duhet të ndalen.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Blinken takohet me Zelenskyy-n në Kiev, zjarr i madh në depon e naftës në Bryansk

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin vladimir soloviev lufta ukraine-rusi vladimir putin vladimir soloviev

Sondazh

Poll