Bota

Analiza nga BBC: E habitshme, Austin kërkon një Rusi të dobësuar, përshkallëzohet lufta?

25 Prill 2022, 11:00 Nga DOSJA
Analiza nga BBC: E habitshme, Austin kërkon një Rusi të

James Landale, BBC

UKRAINË- Vizita në Ukrainë nga Anthony Blinken dhe Lloyd Austin ishte gjithçka që mund të prisnit. Ishte një shfaqje e dukshme e mbështetjes, një njoftim se diplomatët amerikanë do të kthehen së shpejti në Ukrainë. Premtimi për më shumë mbështetje ushtarake.

Por ajo që ra në sy ishte ky koment nga Austin: “Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar deri në atë masë sa nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës. Ajo tashmë ka humbur shumë aftësi ushtarake… ne duam t’i shohim ata të mos kenë aftësinë për ta riprodhuar shumë shpejt atë aftësi.”

Kjo është një gjë e habitshme të thuhet nga sekretari i mbrojtjes i SHBA-së.

Ai, sigurisht mund t’i ketë qenë referuar sanksioneve perëndimore që degradojnë bazën industriale ushtarake të Rusisë.

Apo po zgjeronte qëllimet e luftës perëndimore? A po nënkuptonte ai se një luftë më e gjatë në Ukrainë mund të ishte një gjë e dobishme?

Jo të gjithë aleatët perëndimorë mund të ndajnë pozicionin e zotit Austin ose sinqeritetin e tij.

Marrë dhe përshtatur nga BBC. 

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anthony blinken lloyd austin anthony blinken lloyd austin

Sondazh

Poll