Bota

Këshilli rajonal: Zaporizhzhia po përgatitet për mbrojtje

25 Prill 2022, 11:10 Nga DOSJA
Këshilli rajonal: Zaporizhzhia po përgatitet për mbrojtje

UKRAINË-Këshilli Rajonal i Zaporizhzhia, njoftoi sot se rajoni po “përgatitet për mbrojtje” mes paralajmërimeve se forcat ruse po përgatisin një ofensivë në pjesën jug-qendrore të Ukrainës. Sipas CNN, në deklaratë gjithashtu u tha se trupat ruse po përpiqen të lëvizin drejt Zaporizhzhia, por nuk do t’ia arrijnë.

“Armiku po përgatitet për ofensive. Trupat pushtuese ruse kanë mbledhur shumë pajisje dhe personel në seksionin e vijës së frontit Velyka Novosilka, Novodarivka, Malynivka. Armiku po përpiqet të lëvizë në drejtim të Zaporizhzhia, por pa sukses. Vendndodhja e forcave në front nuk ka ndryshuar. Zaporizhzhia po përgatitet për mbrojtje ” tha këshilli.

Qyteti i Zaporizhzhia ka qenë një stacion kyç për të evakuuarit që nisen nga qyteti i rrethuar i Mariupolit dhe zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainën jugore. Korridoret humanitare të evakuimit janë penguar nga luftimet aktive dhe janë mbajtur shpesh në pikat e kontrollit ruse. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Blinken takohet me Zelenskyy-n në Kiev, zjarr i madh në depon e naftës në Bryansk

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi zaporizhzhia lufta ukraine-rusi zaporizhzhia

Sondazh

Poll