Aktualitet

FT- Mashtroi biznesmenen në Tiranë, i mori 135 mijë euro! Ky është 30-vjeçari nga Kosova

25 Prill 2022, 10:27 Nga DOSJA
FT- Mashtroi biznesmenen në Tiranë, i mori 135 mijë euro! Ky

TIRANË– Ky është Qerim Krasniqi, 30-vjeçari nga Kosova i cili mashtroi Marjana Çakulin në Tiranë, duke i marrë 135 mijë euro.

Cakuli deklaron se të riun nga Kosova e kishte marrë në banesën e saj, për shkak të infektimit me Covid, ku dhe është kujdesur për të. Në muajin Gusht të vitit të kaluar, Krasniqi i ka kërkuar asaj një borxh prej 50 mijë eurosh, me justifikimin se i kishin bllokuar llogarinë në Zvicër. Më pas Krasniqi i kishte kërkuar shuma të tjera më të vogla, duke e çuar shifrën e borxhit në 135 mijë euro.

Në muajin Dhjetor, i riu ndërpreu çfarëdolloj komunikimi me gruan nga Tirana, e cila dhe më pas ka bërë denoncimin. Gjatë ndalimit 3 ditë më parë në kufi, Krasniqi është shprehur se paratë që ka marrë nga Mariana i ka investuar në bursë, FOREX, përmes një shtetasi nga Maqedonia e Veriut. Sipas tij, paratë që kishte marrë nga Mariana Cakuli, ia kishte dhënë këtij personi, i cili po ashtu ishte zhdukur.

LAJMI KRYESOR: I zhvati 135 mijë euro biznesmenes! Krasniqi s’ktheu borxhin, justifikimet: Jam me Covid

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet qerim krasniqi qerim krasniqi

Sondazh

Poll