Aktualitet

Të shtëna në Laç! Po shkonte në shtëpi me makinë, 32-vjeçari kërcënohet nga disa persona

25 Prill 2022, 05:17 Nga DOSJA
Të shtëna në Laç! Po shkonte në shtëpi me

LAÇ– Një person është kërcënuar me armë zjarri nga disa të tjerë në Laç. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen numër 6. 32-vjeçari me inicialet S.D, po kthehej në banesën e tij, në afërsi të shinave të trenit në momentin që është përballur me disa persona. Policia bën të ditur se autorët ishin në një mjet dhe po lëviznin në drejtim të kundërt me të riun. Ata qëlluan në ajër e më pas u larguan nga zona. Fatmirësisht 32-vjeçari nuk pësoi asnjë lëndim në trup si dhe mjeti i tij i shpëtoi plumbave. Ka qënë ky i fundit ai i cili bëri denoncimin në polici për sulmin që u bë ndaj tij. Forcat policore kanë mundur të identifikojnë autorët, të cilët janë shpallur në kërkim.

Identitetet e tyre nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve të cilat janë në vazhdim e sipër. Nuk dihet ende motivti se përse të rinjtë kërcënuan me armë 32-vjeçarin (identiteti i të cilit po ashtu nuk bëhet i ditur).

NJOFTIMI I POLICISË:

Shtetasi S.D. 32 vjeç, banues në lagjen nr.6 Laç, ka njoftuar tek Salla Operative se gjatë rrugës me automjet për në banesën e tij, në afërsi të shinave të trenit te lagjia nr.6 Laç, është kanosur me armë nga disa persona që lëviznin me një mjet në drejtim të kundërt me të duke qëlluar në ajër. Menjëherë pas njoftimit të marrë, forcat policore janë nisur në vendngjarje. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera, ka rezultuar që nuk ka lëndime shtetasi S.D. si dhe nuk ka dëmtime as automjeti që po udhëtonte me të.Në vijim të hetimeve, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar, por për shkak të hetimeve nuk bëhen me dije identitetet e tyre.Vijon puna intensive me forca policore në terren duke ushtruar kontrolle si dhe duke vlerësuar cdo informacion për kapjen e tyre.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet laç sulm me arme ne lac laç sulm me arme ne lac

Sondazh

Poll