Bota

Lufta e përgjakshme! Ukraina kërkon pajisje për centralet bërthamore

25 Prill 2022, 06:58 Nga DOSJA
Lufta e përgjakshme! Ukraina kërkon pajisje për centralet

UKRAINË– Ukraina i kërkoi Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) një listë të pajisjeve, që janë të nevojshme për funksionimin e sigurt të objekteve të saj bërthamore, gjatë luftës. Sipas njoftimit të postuar në ueb-faqen e ANEB-it, lista përmend në mënyrë specifike instrumente matëse të rrezatimit, materiale mbrojtëse, sisteme të energjisë elektrike dhe gjeneratorë me naftë.

ANEB ka dërguar pajisje në Ukrainë muajin e kaluar, thuhet në njoftim, ndërsa pjesa tjetër pritet të dorëzohet kur drejtori i përgjithshëm i agjencisë të vizitojë termocentralin bërthamor të Çernobilit, këtë javë.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Forcat e saj kanë marrë fillimisht kontrollin e dy termocentraleve bërthamore në Ukrainë – Zaporizhjas dhe Çernobilit – por më pas ato janë kthyer sërish nën kontrollin forcave ukrainase.

Në fillim të marsit, bombardimet e ushtrisë ruse kanë goditur centralin bërthamor të Zaporizhjas, i cili është më i madhi në Evropë. Siguria e njësisë, megjithatë, nuk është dëmtuar dhe nivelet e rrezatimit kanë mbetur normale. Atë botë, ANEB ka thënë se ka vendosur qendrat për incidente dhe emergjenca në gatishmëri të lartë./REL

LUFTA/ Blinken takohet me Zelenskyy-n në Kiev, zjarr i madh në depon e naftës në Bryansk

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll