Bota

Macron merr mandatin e 2: Do jem president i të gjithëve! Le Pen pranon humbjen (Zhvillime)

24 Prill 2022, 05:31 Nga DOSJA
Macron merr mandatin e 2: Do jem president i të gjithëve! Le Pen

FRANCË– Presidenti francez Emmanuel Macron ka marrë mandatin e dytë. Sipas Exit Polleve me 58.2% të votave, Macron ka mundur rivalen e tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen duke u rizgjedhur President i vendit.

Marine Le Pen ka marrë vetëm 41.8% të votave. Kjo e fundit pranoi hmbjen duke u shprehur se është kutia e votimit ajo që vendos. Por, Le Pen shtoi se do ta vijojë luftën e saj në politkë, ndryshe nga ç’kishte deklaruar më herët, se po të humbiste përballë Macron, do të tërhiqj nga politika. Pavarësisht fitores, kabineti i Macron nuk është shfaqur mjaft entuziast. Një prej ministrave madje ka bërë thirrje që të punohet më shumë me qytetarët, pasi sipas tij të marrësh mbi 40% të votave, siç ndodhi me Le Pen, nuk është diçka që duhet shpërfillur. Ndërsa në Paris ka nisur festa nga mbështetësit e Macron. Vetë ky i fundit u përlot para tyre teksa i falenderoi për mbështetjen. Të gjithë atyre që votuan për Marine Le Pen, Macron u tha se do të jenë prioritetet e tij e se do të jetë aty për t’iu dëgjuar kërkesat.

Qytetarët francezë votuan sot në garën më të rëndësishme elektorale për President të vendit. Sot, qendrat e votimit u hapën në orën 09:00 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 20.00. Votimi është zhvilluar tashmë edhe në territoret jashtë shtetit të Francës, e në vende të tjera me popullsi të konsiderueshme franceze. Edhe vetë kandidatët hodhën votën e tyre në kuti. Macroni voto me të shoqen Brigitte në mesditë në Le Touquet-Paris-Plage, në Francën veriore. Le Pen votoi në mëngjes në Hénin-Beaumont, pranë Lille-s, në Francën veriore.

 Macron dhe Le Pen kaluan në balotazh pasi përfunduan në vendin e parë dhe të dytë, mes 12 kandidatëve që garuan në raundin e parë më 10 prill.

Pjesëmarrja e votuesve ishte më e ulëta, për një balotazh presidencial që nga viti 2002, sipas të dhënave të qeverisë të publikuara pasdite.  BFMTV raportonte se në këto zgjedhje kemi nivelin më të ulët të votuesve në 53 vitet e fundit. Deri në orën 17:00 pjesëmarrja ishte 63.23%. Kjo shifër pjesëmarrjeje është më e ulët dhe se me të njëjtën kohë të dy javëve më parë, kur u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve. Sipas mediave franceze, kjo gjë tregon se qytetarët kanë abstenuar.

Presidenti francez zgjidhet për pesë vjet. Ai ushtron një ndikim vendimtar në politikën e vendit dhe luan një rol më të rëndësishëm se kreu i qeverisë që ai ka emëruar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rizgjedhja e Macron, Berisha: Fitore e madhe për Francën dhe mbarë Europën

Rizgjedhja e Macron, Meta: Urojmë të nxisni integrimin e Shqipërisë në BE

Macron, ‘Presidenti i të pasurve’ që joshi mësuesen: Do pushtoj Francën si zemrën e saj

Macron mban fjalimin e fitores, ngjitet i prekur në podium: Jam preisdenti i të gjithëve

Mbështetësit e Le Pen të dëshpëruar: Macron do të shkatërrojë gjithçka

BBC: Franca, një vend i ndarë dhe i pakënaqur, Macron e pret hakmarrja në qershor

FOTO- Macron niset drejt sheshit, pritet t’i bashkohet festës pranë kullës Eiffel

Fytyra e Macron mbulon Akademinë e Arteve, Rama: Urime për fitoren, të pres në Shqipëri

Liderët evropianë urojnë Macron: Duam një francë të përkushtuar ndaj BE

Exit Pollet u dhanë fitoren, ministri i Macron: E djathta mori mbi 40%, duhet punuar

BBC: Macron fshiu rivalen e ekstremit të djathtë, s’ka ndodhur kurrë

Projeksionet e nxjerrin humbëse, Marine Le Pen flet për herë të parë: Lufta vazhdon

FOTO-“Macron President”, nis festa në Paris pas rezultatit të Exit Polleve

Përfundon votimi në Francë

Projeksionet: Macron merr mandatin e dytë me 58% të votave

PROFIL- Marine Le Pen, ‘zonja mace’ që sfidon Macron, drama në familje dhe hija e të atit

Këmbana alarmi në Bruksel: Fitorja e Le Pen mund të sjellë fundin e BE

Zgjedhjet, mediat franceze: Qytetarët abstenuan, pjesëmarrja më e ulët që nga 1969

Zgjedhjet në Francë, DW: Deri tani pjesëmarrje më e ulët në votim se në 2017

FT/ Zgjedhjet në Francë! Voton Macron dhe Le Pen, sa është pjesëmarrja deri më tani

(A.B;F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emanuel macron marine le pen zgjedhjet ne france 2022 emanuel macron marine le pen zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2022, 18:06

Përfundon votimi në Francë

FRANCË– Qendrat e votimit janë mbyllur në zgjedhjet presidenciale franceze, me votuesit që zgjedhin midis centristit Emmanuel Macron dhe sfidueses së...