Bota

U rizgjodh president/ Bashkëshortja e Macron: Kam besim tek ai dhe vizionet e tij

25 Prill 2022, 06:45 Nga DOSJA
U rizgjodh president/ Bashkëshortja e Macron: Kam besim tek ai dhe vizionet

FRANCË- Gruaja e Emmanuel Macron, Briggite Macron pas fjalimit të bashkëshortit të saj, është shprehur se rizgjedhja e të shoqit përfaqëson një nder të jashtëzakonshëm për të.

Sipas The Guardian, Briggite Macron duket mjaft e lumtur për fitoren e bashkëshortit, ajo shprehet se ka besim të plotë tek vizionet e tij. 

“Franca është vendi më i bukur në botë, problemi është se ne nuk e njohim gjithmonë atë. Ndjej një emocion të jashtëzakonshëm dhe një nder kaq të madh që do të mund të jemë zonja e parë edhe në një mandat të dytë, vetëm shpresoj që të jem e denjë. Unë kam besim tek burri im. Ai ka një vizion për vendin dhe do ta bëjë të funksionojë,”-tha ajo.

Emmanuel Macron ka mundur sfiduesen e tij kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës. 

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota briggite macron emmanuel macron franca zgjedhjet ne france 2022 briggite macron emmanuel macron franca zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll