Bota

Sulm në qendër të Parisit/ Drejtuesi i mjetit nuk u bind, policia hap zjarr, 2 të vdekur

25 Prill 2022, 06:00 Nga DOSJA
Sulm në qendër të Parisit/ Drejtuesi i mjetit nuk u bind, policia

FRANCË– Dy të vdekur dhe një i plagosur nga sulmi me armë zjarri në Paris. Ditën e djeshme oficerët e policisë hapën zjarr në Paris kundër një automjeti, drejtuesi i të cilit tentoi të sulmonte.

Sipas të dhënave të para të hetimit, mjeti ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt të rrugës, kur policia tentoi ta ndalojë për kontroll. Më pas drejtuesi i mjetiti eci në drejtim të tyre, duke i detyruar policët të përdorin armët e shërbimit, raporton Protothema.

Ngjarja e përgjakshme ndodhi në Pont-Nef, në qendër të Parisit, natën e rizgjedhjes së Emanuel Macron në postin e presidentit të Francës. Disa orë para incidentit, rreth 2,000 mbështetës të Macron festuan fitoren e tij në Sam de Mars, rreth 2 km nga vendi ku ndodhi.

Një turist egjiptian, tha se ishte në ballkonin e hotelit Cheval Blanc, me pamje nga Seine, mbi dyqanin Samaritaine, kur ndodhi incidenti. “Kam dëgjuar katër të shtëna. Kur pashë atje, pashë një burrë që vraponte dhjetë deri në pesëmbëdhjetë metra. Pastaj u shemb. “Me sa duket nuk ka qenë shofer, ka qenë pasagjer”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota france sulm ne france france sulm ne france

Sondazh

Poll