Bota

Tetë persona janë vrarë nga bombardimet ruse në Odesa

24 Prill 2022, 10:13 Nga DOSJA
Tetë persona janë vrarë nga bombardimet ruse në Odesa

UKRAINË-Kryetari i Bashkisë së rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai, njoftoi sot se janë vrarë tetë persona nga bombardimet ruse në Odesa. Sipas BBC, Haidai tha se dy të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në 24 orët e fundit. Një zyrë policie në qytetin e Severodonetsk u shkatërrua. Shtabi i Përgjithshëm shtoi se forcat ruse kanë vazhduar gjithashtu të godasin fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol, duke e goditur atë me sulme ajrore duke përfshirë avionë me rreze të gjatë.

Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se tani ishte duke e përqendruar operacionin e saj ushtarak në kapjen e Luhanskut dhe rajoneve fqinje të Donetskut, pasi dështoi të pushtonte Ukrainën veriore, duke përfshirë kryeqytetin Kiev.

LAJMI KRYESOR: 60 ditë luftë! Blinken sot në Kiev, Zelenskyy: Nëse vriten ushtarët ndërpresim bisedimet

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi serhiy haidai lufta ukraine-rusi serhiy haidai

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2022, 09:37

Pas Covidit “shpërthen” Ebola në Kongo

KONGO- Ministria e Shëndetësisë së Kongos, ka njoftuar se është zbuluar një rast me virusin ‘Embola’. Bëhet fjalë për një studente 31-vjeçare, e cila u i...