Bota

Sulm brenda kishës në Nice! Prifti përfundon në spital, murgesha tentoi të ndalonte autorin

24 Prill 2022, 09:57 Nga DOSJA

FRANCË– Një prift u godit me thikë në Nice. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme, brenda kishës. Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm Geral Darmanen në një mesazh në Twitter. Sipas tij, jeta e priftit nuk është në rrezik, ndërsa policia ka arrestuar autorin, raportojnë mediat

Sulmi ndodhi në kohën kur Franca po voton në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kryetari i Bashkisë së Nicës, Christian Estrozi, përmes një postimi të veçantë në Twitter, tha se autori vuante nga probleme psikologjike.

Deputeti Eric Siotti, i cili përfaqëson rajonin, shkroi në një mesazh në Twitter se prifti, të cilin ai e quajti Christoph, u sulmua me thikë në kishën Saint-Pierre d’Arene në Nice. Po ashtu, një murgeshë ka mbetur e plagosur në dorë, teksa tentoi që t’i rrëmbente thikën autorit. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota france plagoset prifti prifti sulm ne france france plagoset prifti prifti sulm ne france

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2022, 09:37

Pas Covidit “shpërthen” Ebola në Kongo

KONGO- Ministria e Shëndetësisë së Kongos, ka njoftuar se është zbuluar një rast me virusin ‘Embola’. Bëhet fjalë për një studente 31-vjeçare, e cila u i...