Aktualitet

Evitohet tragjedia në Krujë, automjeti merr flakë sapo del nga servisi por zjarrfikësja ndërhyn urgjent

16 Korrik 2019, 20:45 Nga DOSJA
Evitohet tragjedia në Krujë, automjeti merr flakë sapo del nga

KRUJË– Një tragjedi është shmangur në zonën e Krujës. Dosja.al mëson se një automjet ka marrë flakë sapo ka dalë nga një servis dhe brenda tij ndodhej shoferi. 

Automjeti i tipi “Wolkswagen passat” me targa AA584PM, në pronësi të shtetasit B.T., dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të populluar dhe me turistë, pranë kalasë së Krujës. Falë ndërhyrjes së zjarrfikëses së Krujës është shmangur një tragjedi pasi automjeti ishte me benzinë dhe gaz.

Si pasojë e flakëve ka patur vetëm dëme materiale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kruje merr flake makina ne kruje kruje merr flake makina ne kruje

Sondazh

Poll