Aktualitet

Ngritja e SPAK/ Dritan Zagani: Zhdrejtësi që i shërben trafikantit dhe politikës së fëlliqur

16 Korrik 2019, 16:06 Nga DOSJA
Ngritja e SPAK/ Dritan Zagani: Zhdrejtësi që i shërben

TIRANË- Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani ka komentuar ngritjen e SPAK-ut.

Në një postim në Facebook, Zagani shprehet se vettingu e ktheu drejtesinë e korroptuar në një zhdrejtësi brilante në shërbim të mafies politike që sot më shumë se kurre ka kapur për fyti shtetin dhe të gjitha institucionet e tij ligjore.

Sipas Zaganit, nuk është politikë të jesh kundër këtyre mafiozëve me pushtet.

Postimi i plotë i Dritan Zaganit:

Ja dhe SPAKU u be, me ne fund vetingu e ktheu drejtesine e korroptuar ne nje zhdrejtesi brilante ne sherbim te mafies politike qe sot me shume se kurre ka kapur per fyti shtetin dhe gjitha institucionet e tije ligjore.

Dikush do me gjykoje keq se gjoja une nje polic po merrem me politike, por une u them qe jo..nuk eshte aspak politike se denoncosh me fakte e dokumenta mafien politike…nuk eshte aspak politik te ndjehesh i lire e te thuash te vertetat e perjetuara ne profesion e jeten tende normale…nuk eshte politike te jesh kunder ketyre mafiozeve  me pushtet gje qe une do ta bej me te gjithe forcen time me sa fuqi te kem.

Dhe te mendoni qe kam rreth 5 vite qe kam denoncuar ligjerisht dhe publikisht shkeljet ligjore nga numri 2 i kesaj liste te zeze,  palo-prokurori Anton Martini, per te cilin sado qe une kam ngritur zerin dhe kam reklamuar dokumente ligjore qe provojne haptas shkeljet ligjore te kryera nga ky servil i politikes se radhes ne pushtet…perseri askush nuk i mori parasysh, dhe me e bukura askush as qe i kundershton ato qe them une, biles as vete ky palo-prokuror  nuk ndihet para te vertetave qe une kam publikuar here pas here, por si nje skuth qe i njef mire shkallet e servilizmit ndaj shefit te radhes i kalon gjerat si ai dhe ata qe duhet te merren me te ne nje qetesi absolute sikur te mos ekzistojne ato dokumenta qe ai palaço i ka firmosur me doren e tije, te cilat une i disponoj te gjitha.

Pra keta mafioze me pushtet mendojne se do kalojne me heshtje keto mashtrime dhe shkelje ligji qe u bene per ti sherbyer trafikanteve  te droges nen porosine e tashme te pandehurit per trafik nderkomtar droge ish ministrit me te mire rilindas Sajmir Tahiri.

Dhe kjo qe une po them eshte vetem nje pike ne oqean per faktet qe shqiptaret kane lidhur me kete drejtesi te vetuar ne zhdrejtesi qe i sherben mafies politike, ne kete liste te ngushte  une kam prova te pakontestueshme per nje palo Anton…po sikur te gjithe shqiptaret te kene mundesi, dhe te kene nje dere ku ti denoncojne te gjithe ata te korroptuar qe jane si ky Anton Martini, atehere çfar emri do ti vihej ketij te ashtequajturit VETING !?!?!

Une kam kohe qe jam bindur se ky nuk eshte veting per drejtesi, dhe e kam thene dhe po e perseris prap me ze te larte…kjo eshte vetem ZHDREJTESI qe i sherben te fortit, mafiozit, trafikantit dhe politikes tone te felliqur koke e kembe.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan zagani ngritja e spak dritan zagani ngritja e spak

Sondazh

Poll