Aktualitet

Fituan mandatet për 4 vitet e ardhshme, gjykata jep vendimin për ish-gardistin e 21 Janarit dhe 5 kryebashkiakë të tjerë

16 Korrik 2019, 14:56 Nga DOSJA
Fituan mandatet për 4 vitet e ardhshme, gjykata jep vendimin për

TIRANË- Pasi fituan mandatin për të qeverisur për 4 vitet e ardhshme bashkitë në vend, kandidatët e majtë iu drejtuan gjykatave në qarqet fituese, për të shpallur si të ligjshëm mandatin e tyre.

Gjykatat e Rretheve kanë vijuar shpërndarjen e mandateve të kryebashkiakëve, të cilët u zgjodhën më 30 qershor. Kështu Gjykata e Matit miratoi mandatin e konfirmuar nga KQZ për kryebashkiakun e ri të Matit, Agron Malaj i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit.

Theksojmë se Malaj garonte i vetëm në zgjedhjet lokale për bashkinë e Matit, ku arriti të marrë 7,936 vota. Kujtojmë që kandidatura e tij solli mjaft diskutime për shkak të rolit të tij si gardist në protestën e 21 janar.

Ndërsa, në bashkinë e Pogradecit, kandidati i majtë, Ilir Xhakolli ka marrë sot me vendim gjykate, mandatin e tij për të qenë në krye të bashkisë për 4 vitet e ardhshme.

Po ashtu vendim gjykate, kanë marrë sot edhe Gjolek Guci për bashkinë Memaliaj, Flamur Golemi për bashkinë Gjirokastër dhe Fatos Tushe për Bashkinë Lushnje.

Mark Babani bëhet i dyti i zgjedhur në veri, i cili merr konfirmim nga gjykata për mandatin e kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës.

Kujtojmë që një ditë më parë, morën mandatet 8 kryebashkiakët e majtë, të cilët do të jenë në krye të bashkive në vend, për 4 vitet e ardhshme. Ata dolën fitues në zgjedhjet lokale më 30 qershor.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kryebashkiaket e majte marrin vendimin mandat i ligjshem vendim gjykate zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 kryebashkiaket e majte marrin vendimin mandat i ligjshem vendim gjykate zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll