Aktualitet

Përndjekje, pengmarrje dhe plagosje me armë, arrestohen 4 të kërkuarit nga Policia e Tiranës (AKUZAT)

16 Korrik 2019, 15:23 Nga DOSJA
Përndjekje, pengmarrje dhe plagosje me armë, arrestohen 4 të

TIRANË– Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se F. M., 35 vjeç dhe S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, ishin shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen për pengmarrje.

Për këta dy persona Gjykata e Tiranës kishte dhënë masën “arrest me burg” në mungesë.

Ndërsa shtetasi me inicialet A. Ll., 24 vjeç, banues ne Tiranë kërkohej nga Policia e Tiranës pasi mësohet se ka plagosur një 64 vjeçar me inicialet M.T., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një tjetër person me inicialet A. K, 36 vjeç, banues në Laç është akuzohet se përndiqte të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Njoftimi i policisë 

Gjatë orëve të fundit, kapen dy persona në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu arrestohen edhe dy shtetas të tjerë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje“ dhe “Përndjekja”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2, u bë e mundur kapja e personave F. M., 35 vjeç dhe S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimito penal të datës 12.03.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim. Shtetasit F. M., dhe S. M, iu dorëzuan Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, i shtetasit A. Ll., 24 vjeç, banues ne Tiranë, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, shtetasin M. T., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K, 36 vjeç, banues në Laç.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor dhe është kapur në rrugën “Myslym Shyri”, nga ana e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Shtetasi A. K., ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona pengmarrje perndjekje plagosje me arme policia e tianes rrembim personi arrestohen 4 persona pengmarrje perndjekje plagosje me arme policia e tianes rrembim personi

Sondazh

Poll