Aktualitet

Makina përplas për vdekje këmbësorin, 50-vjeçari ndodhej në anë të rrugës

23 Prill 2022, 18:59 Nga DOSJA
Makina përplas për vdekje këmbësorin, 50-vjeçari

DEVOLL- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Devoll. Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor. Makina ka qenë me targa greke, ndërkohë që 50-vjeçari ka qenë në anë të rrugës. Përplasja ka ndodhur në fshatin Cangonj.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Devoll/Informacion paraprak Më datë 23.04.2022, rreth orës 20:25, në aksin nacional Korçë-Devoll, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Progrit”, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësorin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne devoll aksident ne devoll

Sondazh

Poll