Politike

VD-‘Kjo është opozita e vërtetë’, Berisha flet pas votimit: Fundi i kryetarokracisë

23 Prill 2022, 08:52 Nga DOSJA
VD-‘Kjo është opozita e vërtetë’, Berisha flet

TIRANË- Ish-kryeministri Sali berisha ka votuar në selinë e Partisë Demokratike për kreun e degës së njësisë nr 2. Berisha u shpreh se kjo është një arritje historike për vendin pasi sot po votohet për opozitën e vërtetë shqiptare.


“Të 14 degëve të PD që firmosën sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së PD dhge njëherazi fundin e kryetarokracisë në PD. Vendimarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo është një arritje historike , e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është procesi më demokratik i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelet e rithemelimit në PD si një forcë e fuqishme konservatore. Këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare, kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë.” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR/Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, sot votohet në 15 qendra, 3 njësi në Tiranë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet ne pd sali berisha zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll