Politike

Zgjedhjet për kryetar dege në PD, tre kandidatët që garojnë në Durrës

23 Prill 2022, 07:49 Nga DOSJA
Zgjedhjet për kryetar dege në PD, tre kandidatët që

DURRËS- Zgjedhjet për kryetar dege të Partisë Demokratike po vijojnë çdo ditë. Sot zhvillohen zgjedhjet edhe në 15 degë të ndryshme përfshirë dhe qytetin e Durrësit.

Tre kandidatët që garojnë për kreun e PD-së në Durrës janë: Ardian Muka, Igli Cara dhe Osman Stafa. Kjo degë fton të gjithë anëtarësinë e saj të marrë pjesë në masivisht në zgjedhjen e kreut.

Votimi, i cili po zhvillohet në ambjentet e Pallatit të Kulturës ka nisur në orën  08:00 dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Votuesit duhet të jenë të pajisur me pasaportë ose kartë identiteti si dhe kartë antarësie.

LAJMI KRYESOR/Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, sot votohet në 15 qendra, 3 njësi në Tiranë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet ne pd zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll