Aktualitet

Gruaja e kriminelit serb, Ceca i bën gjëmën RTSh-së, masat që mori AMA ndaj kanalit shqiptar për disa këngë

16 Korrik 2019, 14:10 Nga DOSJA
Gruaja e kriminelit serb, Ceca i bën gjëmën RTSh-së, masat

TIRANË– Autoriteteti i Medias Audiovizive i ka tërhequr vëmendjen kanalit shqiptar RTSh-së pasi ky i fundit transmetoi disa këngë të këngëtares serbë Ceca, e njohur për pozicionimin e saj kundër shqiptarëve.

Pas monitorimit të kanalit shqiptar, AMA i ka dërguar një letër RTSh-së ku thekson se i ka tërhequr vëmendjen për transmetimin e këngëve të një personi që njihet publikisht për thirrjet antishqiptare, dhe për faktin që ka qenë e martuar më një nga masakruesit më të mëdhenj që ka njohur Ballkani, krimineli Zheljko Razhnjatovic i njohur si Arkani.

Autoritetit të Medias Audiovizive i janë drejtuar një sërë ankesash lidhur me këtë transmetim, dhe pas vlerësimit të rastit RTSH-së i është tërhequr vëmendja për evitimin e rasteve të tilla që krijojnë ndjeshmëri negative tek ndjekësit e programeve të transmetuesit public,”- shkruhet ndër të tjera në vendimin e AMA-s.

Më tej në shkrimin e AMA-s theksohet se këngëtarja serbe Ceca në shumë deklarat të saj ka qenë frymëzuese e krimeve antinjerëzore në Kosovë dhe në Bosnjë dhe mbështetëse e krimeve të bashkëshorit të saj, tashmë të vrarë në vitin 2000.

Vetëm pak muaj më parë Ceca ishte në një koncert në pjesën veriore të Mitrovicës, në një performancë artistike të kombinuar me mesazhe politike kundër qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Për AMA, programi dhe hapësira për pakicat në RTSH që i shërben miqësisë dhe solidaritetit mes popujve dhe kulturave dhe nuk duhet të promovojë figura që me angazhime konkrete kanë treguar dhe tregojnë të kundërtën,”- thuhet më tej në reagimin e AMA-s.

Krimineli i njohur serb Zheljko Razhnjatovic i njohur si Arkani është një nga figurat më të tmerrshme që ka njohur ndonjëherë Ballkani. Arkani njihet edhe si udhëheqësi i njësisë ushtarake “Tigrat”, që akuzohet për masakra gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë e Herzegovinë dhe Kosovë.

Zheljko Razhnjatovic u martua me Svetlana Raznatovic, e njohur si Ceca, një nga këngëtaret më në të Serbisë dhe së bashku kanë një vajzë, Anastasija, e cila ekspozon jetën luksoze në rrjetet sociale.

Arkani u vra në vitin 2000 dhe vdekja e tij ishte shumë e mistershme. Ende sot mbetet enigma.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ama i terheq vemendjen rtsh-se arkani ceca krimineli serb svetlana raznatovic ama i terheq vemendjen rtsh-se arkani ceca krimineli serb svetlana raznatovic

Sondazh

Poll