Aktualitet

Besimtarët ortodoksë në Vlorë kremtojnë të Premten e Zezë/Qindra persona marshojnë në qytet

22 Prill 2022, 19:37 Nga DOSJA
Besimtarët ortodoksë në Vlorë kremtojnë të Premten

VLORË- Besimtarë ortodoksë të qytetit të Vlorës kanë kremtuar të Premten e Zezë, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq. Gjatë pasdites së të premtes, nga kisha e Shën Theodhorit në Vlorë është organizuar riti i kalimit nën epitaf dhe varrimi i Krishtit, pjesë e të cilës janë bërë qindra qytetarë të Vlorës .

Me një marshim të heshtur, qindra persona kanë bërë parakalimin tradicional në rrugët kryesore të qytetit. Epitafi ka dalë nga kisha për të vijuar më pas me ritualin ne rrugët e qytetit të Vlorës, ndërsa kësaj ceremonie i janë bashkuar dhjetra qytetarë të Vlorës.

Procesionin e ka udhëhequr At Konstandin Prifti, ndërsa e premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet e premtja e zezë e premtja e zezë

Sondazh

Poll