Aktualitet

VIDEO- Era shkatërron të mbjellat, Braçe-Qeverisë: E keni mendjen tek lavdet, ja dëmet

22 Prill 2022, 19:19 Nga DOSJA
VIDEO- Era shkatërron të mbjellat, Braçe-Qeverisë: E keni

LUSHNJE– Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar qeverinë për mungesën e vëmendjes ndaj fermerëve. Ai ka postuar një video ku shihet se era e fortë ka shkatërruar të gjitha të mbjellat në Bubullimë të Lushnjes, ndërkohë që reagimet nga maxhoranca sipas tij mungojnë. Braçe shton se prej kohësh kërkon që të merren me ndryshimet klimatike, kurse të tjerët sipas tij mendojnë se mashtron sepse do t’i zërë vendin ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.

Postimi i Erion Braçes:

IMSHTE/BUBULLIME, LUSHNJE. DEMI NGA ERA E TMERRSHME SOT! TUNELET E SHALQIT TE RRENUARA THUAJSE FARE! Nuk di! Te premten pas se enjtes se Kuvendit, e kam diten e territorit; por jo si kjo e sotmja. Nga Toshkezi ne Imshte, nje ere e tmerrshme qe vijoi per ore te tera, ka demtuar thuajse te gjitha tunelet e shalqinit; ka demtuar rende edhe serat e vreshtave, kultura e re ne kete zone. Nuk kam pare bujq me te deshperuar se sot; sdi cte them!! Kam kaq muaj qe them se duhet te merremi me ndryshimet e KLIMES; TE MBROHEMI PREJ TYRE E TE BEJME DEMET TE PAGUESHME! Askush nuk te degjon! Vec lavde lavde lavde, vec JEMI MIRE, JEMI MIRE, JEMI MIRE! Genjen Erioni se do ti zere vendin Frides! Urdheroni, shihini tani; 26 grade tmeperatura, shpejtesia dhe fuqia e eres nuk di sa ishte, por ky eshte demi!

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erion brace moti i keq ne shqiperi erion brace moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll