Aktualitet

VIDEO- 22 orë në det, qytetarët rrëfejnë frikën në traget: Kishim të sëmurë, ç’tu bënim

22 Prill 2022, 17:14 Nga DOSJA
VIDEO- 22 orë në det, qytetarët rrëfejnë frikën

VLORË– 77 pasagjerë janë përballur me një udhëtim mjaft të vështirë që ka zgjatur 22 orë. Në një prononcim për Top Channel, qytetarët tregojnë se kanë hipur në traget që prej mbrëmjes së djeshme, por vetëm sot në mëngjes janë nisur drejt Vlorës ndërsa edhe në brigjet shqiptare kanë pritur për tu ankoruar për shkak të motit të keq. Ata tregojnë se kanë qëndruan rreth 22 orë në traget mes lodhjes dhe pritjes, ndërsa nuk mungojnë edhe ankesat për mjekë. Një prej tyre shton se kishin edhe të sëmurë, por nuk kishin si t’i vinin në ndihmë.

Aq shumë jemi lodhur sa ne e dimë, kemi që dje, sot në mëngjes u nisëm. Trageti qëndroi tre orë në det. Nuk po qëndrojmë dot më, pa ngrënë, pa pirë, çfarë të themi,”- shprehet njëri prej pasagjerëve.

“Nuk kishte asnjë doktor, e pata motrën pak të pamundur, si ka mundësi gjithë ai traget, 7 orë udhëtim pa një doktor si ka mundësi. Mir që u lodhëm por nuk na dhanë asnjë shishe ujë, as ndonjë ndihmë për të ngrënë,”, shprehet një tjetër.

LAJM KRYESOR: Moti i keq në vend! Erërat ‘paralizojnë’ lundrimet në Vlorë dhe Shëngjin, mungon energjia

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll