Politike

VD-Akuzoi Yuri Kim për ndërhyrje në gjyq/ Berisha: Do i them nëse SHBA m’i kërkon

22 Prill 2022, 11:27 Nga DOSJA
VD-Akuzoi Yuri Kim për ndërhyrje në gjyq/ Berisha: Do i them

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim se po ndërhyn në gjykatë lidhur me çështjen gjyqësore në të cilën është Partia Demokratike. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha e tha me emër duke iu referuar ambasadores si guvernatore, ndërsa shtoi se e ka të konfirmuar se Kim po ndërhyn. Ndërsa shtoi se i ka dhe provat por do t’ja japë vetëm institucioneve të SHBA nëse ia kërkojnë. 


“Sikundër, unë publikisht, shpreh keqardhjen për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor. Javën e kaluar ju informova, së fundmi guvernatorja bën takime për procesin gjyqësor, i cili në mënyrë absolute nuk ka asnjë bazë ligjore. Sepse sipas procedurave nuk konsiderohet palë ajo që nuk është palë. Këtu i bëj thirrje qeverisë së SHBA të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësues së saj në proceset gjyqësore në Shqipëri. Kam tre burime që më informojnë për ndërhyrje në gjykatë dhe jashtë gjykate për në gjykatë. Nuk mund të flas kurrë për një gjë të tillë pa patur burime. Po qe se autoritetet e SHBA kërkojnë, unë do u them gjithçka di, meqë jemi në një proces, unë do të them atë që thashë. Jo. Ka një problem aty, ju e dini që gjykatësja kërkoi dorëheqjen sepse ka gjykuar statutin e korrikut të paraqitur nga Basha. Pra nuk jam unë, gjykatësja vetë ka kërkuar dorëheqjen dhe nuk ia kanë pranuar. Gjeni një ligj të vetëm që mund të bëhet palë ai që nuk është palë. Rama po bën presion dhe e kam denoncuar. S’mund të them asgjë pa fakte. Në momentin e duhur do i bëj publike. Pa fakte nuk akuzoj njeri,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri&zgjedhjet në PD, Berisha: Rama ka frikë nga unë! E mund edhe i vdekur

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha me gazetaret 22 prill 2022 sali berisha berisha me gazetaret 22 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2022, 10:47

VD-Berisha sfidon Ramën: E mund edhe i vdekur!

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngacmuar kundërshtarin e tij politik, Edi Rama. Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se Rama e ka marr...