Politike

VD-Shtyu dje Alibeajn, Berisha: Kurth banal! U keqpërdorua. Deklarata e Kim? Qesharake

22 Prill 2022, 10:41 Nga DOSJA
VD-Shtyu dje Alibeajn, Berisha: Kurth banal! U keqpërdorua. Deklarata e

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar shtyrjen që i bëri dje kreut të grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, duke u shprehur se e gjitha ishte një kurth i ngritur nga Edi Rama. Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se Alibeaj u keqpërdorua për një herë të dytë nga Taulant Balla, ndërkohë që shkeli dhe rregulloren e Kuvendit. Ndërkohë që komentoi edhe deklaratën e ambasadores amerikane, Yuri Kim, duke e cilësuar si qesharake. 


“Në një kurth banal, Edi Rama për të më privuar nga e drejta e replikës keqpërdori Alibeajn. Foli Rama dhe rregullorja ka të drejtën e replikës. Vetëkuptohej se fjala më takonte mua. Nxorrën me vrap veglën e tyre që të bllkonte platformën që unë të mos flas. Ndërhyri Taulant Begoja haptaz në mbrojtje të një njeriu të keqpërdorur. Ai e di që fjala i takon atij që ka replikën. Por për të mbrojtur padronin e tij, duhet ta merrte ai fjalën. Njeriu që reagoi më fuqishëm në mbrojtje të tillë ishte Taulant Balla, kërkoi dhe 5 minuta pushtim. Para një muaji, u përsërit i njëjti skenar. Foli mu citua emri, nisem të marrë fjalën për replikë. Balla tha se kemi rëndë dakord që të flasë kryetari i grupit. Unë e kalova se ky njeri do e kuptonte që të mos e diskreditonte veten në atë shkallë. Kur e bëri dhe dje pastaj… Replika është replikë. Kryetarja e Kuvendit ka shkelur rregulloren, unë e kam kursyer se është zonjë. Nëse vazhdon do marrë përgjigjen që meriton. Deklarata e Kim ishte qesharake, ka marrë fund loja me kukulla. Se kishte kundërshtime edhe për akuzat. Publikisht sot para mediave shpreh keqardhje por edhe denoncimin e tij për ndërhyrjet e saj. Së fundmi ajo bën takime për procesin gjyqësor se ka bazë. Nuk konsiderohet palë ajo që nuk është palë. I kërkoj që të ndalojë ndërhyrjet në Gjykatë. Ju e dini që gjykatësja kërkoi dorëheqjen sepse ka gjykuar statutin e korrikut të paraqitur nga Basha. Pra nuk jam unë, gjykatësja vetë ka kërkuar dorëheqjen dhe nuk ia kanë pranuar. Gjeni një ligj të vetëm që mund të bëhet pakë ai që nuk është palë. Rama po bën presion dhe e kam denoncuar. Smund të them asgjë pa fakte. Në momentin e duhur do i bëj publike. Pa fakte nuk akuzoj njeri,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri&zgjedhjet në PD, Berisha: Rama ka frikë nga unë! E mund edhe i vdekur

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha me gazetaret 22 prill 2022 enkelejd alibeaj sali berisha berisha me gazetaret 22 prill 2022 enkelejd alibeaj sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2022, 10:47

VD-Berisha sfidon Ramën: E mund edhe i vdekur!

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngacmuar kundërshtarin e tij politik, Edi Rama. Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se Rama e ka marr...