Bota

Moska:Jemi gati të lejojmë trupat ukrainase të largohen nga fabrika e çelikut në Mariupol

22 Prill 2022, 15:00 Nga DOSJA
Moska:Jemi gati të lejojmë trupat ukrainase të largohen nga

UKRAINË– Rusia është e gatshme të mbajë një armëpushim për të lejuar trupat ukrainase në fabrikën e çelikut Azovstal të shpëtojnë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Moska thotë se është e gatshme të ndalojë të shtënat për të lejuar që njerëzit të largohen, nëse forcat e mbrojtjes ukrainase dorëzojnë armët.

“Ne deklarojmë edhe një herë se Rusia është e gatshme në çdo moment të vendosë një regjim heshtjeje dhe të shpallë një pauzë humanitare për evakuimin e civilëve”, ka thënë ministria e mbrojtjes.

Ai tha se armëpushimi do të fillonte me “ngritjen e flamujve të bardhë” nga Ukraina. Propozime të ngjashme janë bërë nga Rusia ditët e fundit, të gjitha këto janë injoruar nga trupat ukrainase të strehuara në vend.

Harta më poshtë detajon vendndodhjen e fabrikave të çelikut në Mariupol:

Lajmi kryesor/ LUFTA/ Rusia vë nën kontroll jugun, Zelenskyy: U kundërshtua armëpushimi për Pashkët

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll