Bota

Rrethimi i Mariupolit/Deputeti ukrainas:Rënia e tij nuk është çështje kohe, por burimesh

22 Prill 2022, 14:55 Nga DOSJA
Rrethimi i Mariupolit/Deputeti ukrainas:Rënia e tij nuk është

UKRAINË– Një deputet ukrainas ka thënë se rënia e qytetit të rrethuar të Mariupolit nuk është çështje kohe, por çështje burimesh. Yaroslav Zhelezniak tha se forcat ruse po vazhdonin të bllokonin mijëra njerëz në qytetin port jugor dhe ishte e rëndësishme që vendet perëndimore të vendosnin më shumë sanksione ndaj Kremlinit.

Nuk është çështje kohe, është çështje burimesh. Njerëzit në Mariupol janë pa ushqim, energji elektrike, ujë dhe pa asnjë furnizim me sende mjekësore dhe Rusia ende bllokon më shumë se 50,000 njerëz brenda Mariupol.“-tha Zhelezniak.

Sipas Skynews, ai vazhdoi duke thënë se më shumë se 20,000 civilë kishin vdekur në qytet mes bombardimeve të rënda dhe luftimeve në rrugë.

Ne po humbasim çdo ditë njerëz. Po humbim civilë, po humbim ushtarë, është shumë keq. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë dhe kërkojmë përsëri që qarqet perëndimore të vendosin më shumë sanksione.” shtoi ai.

Mariupol është përballur me bombardimet më të këqija ruse që nga shpërthimi i luftës me Rusinë në fund të shkurtit, me mijëra njerëz që dyshohet se kanë vdekur. Mbetjet e forcave të mbrojtjes ukrainase të qytetit janë strehuar në bunkerë nëntokësorë në fabrikën e çelikut Azovstal, së bashku me rreth 1,000 civilë.

Lajmi kryesor/ LUFTA/ Rusia vë nën kontroll jugun, Zelenskyy: U kundërshtua armëpushimi për Pashkët

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi yaroslav zhelezniak lufta ukraine-rusi yaroslav zhelezniak

Sondazh

Poll