Bota

Çudi në SHBA/Nusja i hedh marihuanë të ftuarve në dasmë, vihet në pranga nga policia

22 Prill 2022, 14:14 Nga DOSJA
Çudi në SHBA/Nusja i hedh marihuanë të ftuarve në

SHBA– Një nuse në Florida është akuzuar se ka hedhur kanabis në ushqimin e dasmës që ajo ofroi për të ftuarit e saj, duke bërë që shumë të shfaqnin simptoma të helmimit dhe të dërgohen në spital.

Sipas CNN Greece, policia në Florida arrestoi nusen dhe përgjegjësin e menusë së dasmës dy muaj pas dasmës e cila u zhvillua më 19 shkurt në qytetin Longwood, në Florida pasi ishte kryer hetimi i mëparshëm për ngjarjen.

Sipas disa prej 50 të ftuarve, ata “ndiheshin çuditshëm” pasi hëngrën qofte, sallatë Cezari, tortelini dhe bukë me vaj ulliri dhe barishte dhe u ankuan për dhimbje stomaku dhe të vjella.  Një nga të ftuarit i tha policisë se ai ndjeu ndjesi shpimi gjilpërash, zemra filloi të rrihte dhe se ishte duke patur mendime të çuditshme.

Një tjetër e ftuar, mendoi se dhëndri i saj kishte vdekur dhe se familja e saj mbante informacione prej saj. Ajo u dërgua në spital në gjendje paniku dhe mjekët iu desh t’i jepnin diçka për t’u qetësuar, tha policia.

Nga ana e saj, nusja mohoi të kishte lejuar përdorimin e drogës në ushqim kur u mor më pyetje nga policia. Një e ftuar, megjithatë, tha se pa një anëtar të stafit të restorantit duke shtuar “një substancë të gjelbër” në një pjatë menyje, ndërsa një tjetër tha se nusja pranoi se kishte shtuar kërp në vajin e ullirit.

Policia kreu një hetim duke mbledhur enë qelqi dhe ushqim nga tryeza e dasmës për analiza, të cilat përfshinin luleshtrydhe të mbuluara me çokollatë, ëmbëlsira puding dhe lazanja. Zyrtarët thonë se buka dhe lazanja më vonë u testuan pozitive për THC, një kimikat psikoaktiv në marihuanë dhe tre të ftuar gjithashtu u testuan pozitivë për substancën.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota marihuane shba marihuane shba

Sondazh

Poll