Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, mjeti del nga rruga, plagoset shoferi dhe dy pasagjerë

16 Korrik 2019, 12:54 Nga DOSJA
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, mjeti del nga rruga, plagoset shoferi

ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Nga të dhënat paraprake, mësohet një mjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e dy personave, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije.

Të aksidentuarit janë transportuar në Spitalin e Librazhdit, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se si shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, por edhe shpejtësia me të cilën po udhëtonin të rinjtë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Elbasan/ Informacion paraprak:

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd,  shtetasi K.V., banues në Pogradec, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojē është përplasur me borduren anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë, të cilët ishin në këtë mjet, janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident rrugor dy persona të plagosur elbasan-librazhd aksident rrugor dy persona të plagosur elbasan-librazhd

Sondazh

Poll