Aktualitet

Kuvendi/ Presidenti, Rama: S’flasim me Saliun. Berisha: Do të të sjellim vdekje politike

21 Prill 2022, 05:47 Nga DOSJA
Kuvendi/ Presidenti, Rama: S’flasim me Saliun. Berisha: Do të të

TIRANË– Rikthimi në Kuvend i kryeministrit Edi Rama ka sjellë debate me demokratët. Fjalën sot në Kuvendin e Shqipërisë, Rama e nisi debatin e tij me presidentin e Republikës duke kërkuar dialog, por shtoi se PS është gati që të diskutojë më të gjithë, përveç se me Sali Berishën. Ai tha se socialistët refuzojnë që të kenë kontakt me ata që ai i ka cilësuar si “të vdekur”.

Megjithatë premtoi një gjë: presidenti nuk do të jetë nga radhët e socialistëve! Ndërkohë që fjala e Ramës solli përplasje mes socialistëve. Pasi kreu i qeverisë, Rama la foltoren, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj nxituan të replikojnë me të, duke bërë që Berisha të shkonte në Foltore dhe të shtynte Alibeajn.

Për përplasjen me Alibeaj në foltoren e Kuvendit, Berishës iu tërhoq vëmendja nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla duke iu premtuar edhe masë disiplinore, ndërsa seanca u ndërpre për 5 minuta. Megjithatë Berisha mori fjalën dhe i premtoi Ramës se do t’i sillte vdekjen politike. Por ndryshe e sheh, Enkelejd Alibeaj e gjithë kjo që po ndodh me negociatat për presidentin, i cili tha se e gjithë kjo është një lojë e zgjedhur nga Rama për të larguar vëmendjen nga skandalet korruptive.

Ndërkohë që në Kuvend është kthyer në temë dite edhe marrja në pyetje e Kastriot Ismailajt, pasi SPAK ka rihapur dosjen CEZ-DIA. Ismailaj qëndron në burgun e Fierit, pas një dënimi dhënë ndaj tij nga Gjykata Penale e Tiranës me 11 vite burg. Në fund të seancës plenare u miratuan dy akte normative si dhe marrëveshja me Pfizer dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Aktet normative që u miratuan janë për përpunimin dhe tregtimin e naftës me 73 vota si dhe për çmimet e produkteve bazë me  74 vota pro.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Miratohen 2 akte normative, dhe marrëveshja me Pfizer dhe MSH-në

Kryemadhi: Ujësjellësi i Tiranës është si skema e inceneratorëve

Duma për deklaratën e Ramës ndaj Berishës: Duhet të gjallojë jeta politike reale

Braçe kundër Bordit të Transparencës, Spaho: E ke qarë, edhe në komision, edhe këtu…

Braçe kundër Bordit të Transparencës: Duhet të rikthehet konkurrenca e lirë

Bordi i karburanteve, Bylykbashi: Antikushtetues, po krijon një kartel

VD-Berisha: Japonia ka sjellë miliona dollarë, janë vjedhur, Ujësjellësi s’punon

VD-Shehi: Kam 16 depozita me ujë mbi pallat, e kemi akoma me orar, a do marrë njeri masa?

Kushi: Bursë për studentët që zgjedhin degë prioritare, tarifa ekstra për disa të tjerë

PRESIDENTI/ Salianji: Doni ta zgjidhni me zarfe. Rama: Ulët 5 mijë vetë në 2 mijë karrige

‘Çmimi i energjisë nuk është rritur’/ Gjatë deklaratës së Ballukut, FIKEN DRITAT në Kuvend

Çështja CEZ-DIA, Balla në Kuvend: Për çfarë duhet t’i besoj SPAK kur s’po thërret Berishën?

Shtyrja ndaj Alibeajt, Ahmetaj: Ndeshje fizike me njëri-tjetrin, merruni vesh mes jush

 

VD/ Situata në Kuvend! Baçi: Lija fjalën Berishës. Mediu: Ia lash pra…

FOTOLAJM- Nga fundi i sallës në fillim, Berisha ‘praktik’, i shkon sa më afër Ramës

Berisha e shtyu nga Foltorja, Alibeaj flet nga vendi: S’po rrezikoj më se…

Berisha ia kthen Ramës me të njëjtën gjuhë: Opozita do t’ja garantojë 100% vdekjen politike

FOTOGALERI/Nuk përmbahet Berisha, shtyn Alibeajn dhe i zë vendin në foltoren e Kuvendit

Rama kujton Bashën në Kuvend, UDHËZIME PD: E kam këshilluar, por ai s’më dëgjoi!

Berisha zë Foltoren, i merr fjalën Vasilit, deputeti-Nikollës: Jepja fjalën doktorit!

Berisha PARALAJMËRON Nikollën: Hera e 2 që e bën, po vazhdove kështu do marrësh…

Rama: Kapuni pas flamurit të PD, se amerikanët ka kush i kap! Jeni bërë si shtëpi qejfi

VD-Rama merr fjalën! Berisha e SFIDON, ndërron vend në Kuvend, ulet përballë tij

VD-Berisha FALENDERON Ramën! Ish-kryeministri:Tha se nuk bashkëpunon me mua, nder i veçantë

FOTOLAJM/ Incidenti brenda PD-së ‘shkrin’ Ramën, nuk i largohet buzëqeshja nga fytyra

VD-Alibeaj me humor:O Fadil do zësh dhe ti Foltoren? S’do i jap kënaqësi Ramës, kam edukatë

VD-SKANDALI në Kuvend!Berisha kthen vëmendjen te Rama:U nxor nga avioni, tmerroi pasagjerët

VD-Gjesti ndaj Alibeajt! Berisha jashtë Kuvendit: Nuk e shtyva, mua më takonte fjala!

VD-Kuvendi ‘gumëzhin’ nga incidenti i Berishës! Ndërpritet seanca plenare, kërkesa e Ballës

VD-Shtyu Alibeajn për FOLTOREN, Berisha merr masë disiplinore

ME VIDEO/ Ndodh në Kuvendin e Shqipërisë! Fjala i jepet Alibeajt, Berisha e SHTYN

Rama: Mos na e qani hallin ne, rrini poshtë kalit ju, çfarë nuk shikoni aty poshtë

VD-Rama jep ULTIMATUM: Nëse vendosni Saliun në krye, ndërpresim çdo marrëdhënie me PD!

VD-Zgjedhja e presidentit të ri, Rama kujton të shkuarën: Ishte dhe Saliu ndjesë pastë!

VD-Uji i pijshëm në Tiranë, Rama ngacmon demokraten: Po më priti Jorida, shkoj pi nga çezma

Balluku i përgjigjet Berishës: Skavicën e kishit “gurë shahu”, sot e sulmoni projektin

Zhupa ‘ankohet’ për Kartën e Studentit: Ju ofroni bluze të Noizy-t dhe kufje dyqanesh

(A.B)DOSJA.AL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kuvendi seanca plenare 21 prill 2022 kuvendi seanca plenare 21 prill 2022

Sondazh

Poll