Aktualitet

Përplasja e makinës së policisë nga “Audi” i blinduar, dy provat që nxjerrin zbuluar autorët

16 Korrik 2019, 12:06 Nga DOSJA
Përplasja e makinës së policisë nga “Audi” i

Tiranë- Për sulmin ndaj makinës së Policisë te “Tregu Agro-Ushqimor” në Elbasan në 2017 , kanë dalë prova të reja. Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi sot provat shkresore të Prokurorisë, për përplasjen e makinës së policisë përballë tregut agro-ushqimor në Elbasan.

Në seancën e sotme u paraqitën dy prova nga Prokuroria, të cilat janë shenjat e gishtave të gjetura në krahun e pasagjerit në “Audin” e zi dhe një cigare puro, ku janë përfituar materiale biologjike që korrespondonin përkatësisht shenjat e gishtave të Enea Bekteshit dhe në cigaren puro është përfituar material biologjik i përputhshëm me atë të Suel Çelës.

Gjatë seancës, gjykata pa edhe videon, ku dukej momenti i përplasjes se “Audit’ me makinën e drejtorit të Policisë së Elbasanit në atë kohë, Gjergji Oshafi.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur në 18 shtator 2017 në orët e pasdites në lagjen “Syrja Dylgjeri” të Elbasanit, para tregut agro-ushqimor. Efektivët e Policisë së bashku me ish-zëvendës drejtorin Gjergji Oshafi kishin ndaluar mjetin tip “Range Rover”, në të cilin po udhëtonin Klement Xhaferri dhe Ledio Zabeli.

Efektivët kishin parë një radio të dyshimtë në automjet dhe ndaluan dy personat e dyshuar, të cilët nuk iu bindën urdhrit të Policisë. Mjeti ishte nën pronësi të biznesmenit Petrit Çela. Në momentin që do të bëhej shoqërimi i dy personave, në vendngjarje ka ardhur një automjet tip “Audi” i blinduar, që dyshohet se drejtohej nga Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela.

Mjeti ka kaluar pranë mjetit të ishzëvendës drejtorit të Policisë, Gjergji Oshafi dhe e ka përplasur këtë të fundit, duke u larguar drejt tregut agroushqimor.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enea bekteshit ngjarja te tregu ushqimor në elbasan përplasja e policisë në elbasan sule çela enea bekteshit ngjarja te tregu ushqimor në elbasan përplasja e policisë në elbasan sule çela

Sondazh

Poll