Aktualitet

Berisha: Donald Lu më solli njeriun e vet në zyrë, më tha t’i merrja PD-në Bashës

21 Prill 2022, 19:19 Nga DOSJA
Berisha: Donald Lu më solli njeriun e vet në zyrë, më tha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, i ka dërguar një person në zyrë, përmes të cilit i ka propozuar që të marrë drejtimin e Partisë Demokratike dhe t’ia heqë Lulzim Bashës atë post. I ftuar në “TPZ”, Berisha tha se ky propozim i është bërë, por që ai nuk e ka menduar kurrë që ta bëjë atë gjë. Ai shtoi në fund se tërheqja nga PD-ja që sot i kërkon Enkelejd Alibeaj nuk ka kuptim, pas ai nuk ka qenë shkaku që kjo parti është futur në krizë, por Basha. 

“Direkt Donald Lu më ka dërguar një person në zyrë, biseda me të qe shumë miqësore, i erdhi rrotull, por personi më ka ardhur direkt nga Donald Lu. Nuk më ka shkuar mendja kurrë që ta dëgjoj atë këshillë, nuk jam unë njeri që lëviz në atë mënyrë. Secili ka formimin e vet, ka mënyrën e vet se si e drejton diçka. Dhe këtë që thoshte Alibeaj duhet të japësh dorëheqjen, nuk e di domethënë, unë e kisha refuzuar më herët. Unë nuk isha shkaku i asaj situate, shkaku ishte Lulzim Basha dhe ai e dha dorëheqjen. Të gjitha këto që bëhen sot është që Shqipëria të mos ketë një Opozitë të vërtetë,”- tha Berisha. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike donald lu sali berisha donald lu sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2022, 17:52

Shehu pret në zyrë kreun e KLP-së (Takimi)

TIRANË– Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla. ...