Aktualitet

U spiunua në Polici, arrestohet 40-vjeçari, ishte dënuar me 6 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni

16 Korrik 2019, 10:15 Nga DOSJA
U spiunua në Polici, arrestohet 40-vjeçari, ishte dënuar me 6

VLORË- Një 40-vjeçar nga Fieri është arrestuar ditën e sotme nga  policia e Vlorës me qëllim ekstradimin në Itali, ku edhe ishte i dënuar në mungesë për “shfrytëzim prostitucioni”.

I arrestuari është Ervin Farija, lindur në Fier dhe banues në Vlorë, i cili u arrestua në sajë të informacioneve të marrë në rrugë operative.

14 vite më parë Gjykata e Milanos e ka dënuar 40-vjeçarin me 6 vite burg për veprat penale “Organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim” parashikuar nga nenet 99, 81, 110, 602 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Arrestohet provizorisht 40 vjeçari E. F., lindur në Fier dhe banues në Vlorë, për veprat penale “Organizatë kriminale, shfytëzim prostitucioni dhe skllavërim”.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana, kanë bërë kapjen e 40 vjeçarit në qytetin e Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale si më poshtë:

Autoritetet gjyqësore italiane konkretisht Gjykata e Milanos Itali, me anë të një vendimi në vitin 2005, e ka dënuar shtetasin E. F me 6 vite burgim për veprat penale “Organizatë kriminale, shfytëzim prostitucioni dhe skllavërim” parashikuar nga nenet 99, 81, 110, 602 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervin farija gjykata e milanos vlore ervin farija gjykata e milanos vlore

Sondazh

Poll