Bota

Biden konfirmon ndihmën ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën

21 Prill 2022, 15:47 Nga DOSJA
Biden konfirmon ndihmën ushtarake prej 800 milionë dollarësh

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar se SHBA-ja do të japë 800 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë “dhjetëra  municione, drone dhe artileri të rëndë”.

Sipas Skynews, Biden tha se SHBA po dërgon armë drejtpërsëdrejti në vijën e parë të lirisë, ndërsa lufta me Rusinë ka hyrë në ditën e 57-të të saj. Presidenti Biden e përshkroi betejën e Kievit si një “fitore historike” për ukrainasit, të cilët ishin në gjendje të mbanin kontrollin e kryeqytetit ndërsa Rusia bombardonte periferi.

Megjithatë, ai tha se tani është koha për të përshpejtuar ndihmën për Ukrainën, duke përfshirë 500 milion dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë ekonomike për qeverinë ukrainase. Duke iu kthyer situatës në Mariupol, Presidenti Biden tha se është “e diskutueshme” nëse Vladimir Putin është në kontroll të qytetit të rrethuar.

Komentet e tij erdhën pasi ai u takua me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal paraditen e sotme. Ai i përshkroi ditët e ardhshme të luftës si një “dritare kritike” ndërsa Rusia përparon në lindje, në fazën tjetër të konfliktit shkatërrues.

Ndërkohë, ai njoftoi një ndalim të anijeve të lidhura me Rusinë që mbërrinin në SHBA.

Asnjë anije që lundron nën flamurin rus, ose që është në pronësi ose operim nga interesat ruse, nuk do të jetë në gjendje të ankorohet në një port të SHBA ose të hyjë në brigjet tona. Asnjë, asnjë.”-tha Biden.

Kjo do të ishte oferta e fundit e aleatëve perëndimorë për të rritur presionin ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, i cili ka arritur në ditën e 57-të.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina kërkon seancë negociatash në Mariupol, G7 dhuron 24 miliardë USD

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lufta ukraine-rusi joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2022, 15:31

Biden: Do sanksionojmë këdo që ndihmon Rusinë

SHBA- Presidenti Joe Biden sapo ka bërë një numër njoftimesh në një konferencë shtypi – duke përfshirë një paketë ndihme prej 800 milionë dollarësh për Uk...