Bota

Kryeministri i Ukrainës udhëton drejt SHBA-së, takohet me këshilltarin e sigurisë kombëtare

21 Prill 2022, 14:47 Nga DOSJA
Kryeministri i Ukrainës udhëton drejt SHBA-së, takohet me

SHBA- Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal mbërriti mëngjesin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Oksana Markarova, ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan u takua me Shmyhal këtë mëngjes. Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen do të takohet gjithashtu me Shmyhal, thotë një zyrtar i Thesarit. Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo dhe Ministri i Financave i Ukrainës Sergii Marchenko janë gjithashtu të pranishëm.

Në takim, Yellen pritet t’i tregojë kryeministrit ukrainas se Shtetet e Bashkuara synojnë të ofrojnë një financim shtesë prej 500 milionë dollarësh të menjëhershëm për të ndihmuar Ukrainën të vazhdojë operacionet kritike të qeverisë, të tilla si pagat, pensionet dhe programet e tjera, të nevojshme për të shmangur një përkeqësimi i situatës humanitare në Ukrainë. Kjo bazohet në mbështetjen e drejtpërdrejtë ekonomike prej 500 milionë dollarësh që presidenti Biden njoftoi në mars.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina kërkon seancë negociatash në Mariupol, G7 dhuron 24 miliardë USD

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota denys shmyhal lufta ukraine-rusi denys shmyhal lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll