Bota

Presidenti kinez Xi Jiping kundërshton propozimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

21 Prill 2022, 09:30 Nga DOSJA
Presidenti kinez Xi Jiping kundërshton propozimin për vendosjen e

KINË- Presidenti kinez Xi Jinping ka ritheksuar kundërshtimin e Pekinit ndaj sanksioneve të tilla si ato të vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë.

Sipas BBC, presidenti kinez ju drejtua një forumi ekonomik rajonal, dhe tha se ishte kundër vendosjes së paketës së gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë. Aii gjithashtu tha se taktikat e presionit ekstrem dhe ndërprerjes së furnizimeve nuk do të funksionojnë.

Ai dënoi ato që ai i quajti mentalitetet e luftës së ftohtë, unilateralizmin dhe hegjemonizmin, terma që Kina përdor shpesh për të kritikuar politikat e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë Pekini ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës dhe është zotuar të vazhdojë marrëdhëniet normale tregtare me atë që e përshkruan si partnerin e tij gjithëpërfshirës strategjik.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina kërkon seancë negociatash në Mariupol, G7 dhuron 24 miliardë USD

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi xi jinping lufta ukraine-rusi xi jinping

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2022, 06:56

Macron apo Le Pen, kë po mbështet Zelenskyy?

FRANCË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, gjatë një interviste me një televizion francez, i bëri thirrje kandidates së djathtë Marine Le Pen, të ris...