Aktualitet

Një tjetër i zhdukur! Motra në Lushnje denoncon “avullimin” e të vëllait

21 Prill 2022, 08:19 Nga DOSJA
Një tjetër i zhdukur! Motra në Lushnje denoncon

LUSHNJE– Një person është zhdukur në Lushnje ndërsa denoncimi është bërë nga e motra e tij. Ajo ka deklaruar në polici se i vëllai, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor është larguar nga shtëpia që më 17 prill dhe nuk është kthyer më. Ky është i disati person që denoncohet i zhdukur në ditët e fundit. Jo më larg se dje një person u deklarua i zhdukur në Tiranë dhe u gjet i pajetë në ambientet e një bunkeri të afërsi të Institutit Bujqësor në Kamzë.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja L. K., 36 vjeçe, banuese në Savër, Lushnjë, se vëllai i saj, shtetasi A. M., 38 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), është larguar nga banesa në datën 17.04.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 38-vjeçarit.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zhdukje ne lushnje zhdukje ne lushnje

Sondazh

Poll