Aktualitet

Tërmeti u prishi ndërtesën, nxënësit ping-pong sa nga njëra shkollë në tjetrën

20 Prill 2022, 18:50 Nga DOSJA
Tërmeti u prishi ndërtesën, nxënësit ping-pong sa nga

TIRANË- Procesi i restaurimit të objekteve mësimore si pasojë e dëmtimeve të tyre nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 në disa prej shkollave ka ngecur në vend. Pak ditë më parë prindërit e nxënësve të shkollës “26 Nëntori” kanë kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare, pasi që prej tërmetit kjo shkollë është jashtë funksionit.

Që prej muajit dhjetor të vitit 2021 nxënësit e kësaj shkolle duhet që procesin mësimor ta zhvillojnë në gjimnazin “Besnik Sykja” në Tiranë, ku mësimi do të zhvillohej me dy turne.

Prindërit e nxënësve shprehen të shqetësuar, pasi për ata dhe fëmijët është shumë e lodhshme. Ata pohojnë se ok shkolla u dëmtua nga tërmeti, por nuk po bëhet asgjë për fillimin e punimeve që ajo të vihet sërish në punë e të hapë dyer për nxënësit. “Ky vit iku si iku, çfarë do bëhet për vitin e ardhshëm? ” është pyetja që prindërit ngrejnë.

Gazetarët e Fiks Fare u drejtuan për në gjimnazin ‘Besnik Sykja’ ku nxënësit e shkollës 9 vjeçare “26 Nëntori” ishin në pushim të gjatë, ata u shprehën se kanë më shumë se një vit e gjysmë që kryejnë procesin e mësimit në ambjentet e gjimnazit “Besnik Sykja”. Por vetëm pak ditë më parë prindërve të nxënësve u është thënë se në javën e ardhshme vetëm dy muaj para përfundimit të vitit shkollor 2021-2022 u duhet të transferohen në një shkollë tjetër. Përveç ndryshimit të ambjenteve, nxënësve u duhet të përshtaten dhe me ndryshimin e orarit, pasi në shkollën e re ku ata do të transferohen mësimi do të fillojë në orën 13:30 dhe mbaron në 19:30.

Gjatë një takimi me prindër mësuesja kujdestare e klasës së shtatë thotë se nuk i ka pyetur njeri për këto ndryshime. Gjithashtu prindërit shprehin shqetësimin se kanë paguar kurse private për fëmijët e tyre në orarin e shkollës dhe u duhet të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.

Nga kërkimet që gazetarët e Fiks Fare bënë, rezultoi se shkolla ’26 Nëntori’ në Tiranë është në listën e shkollave, të cilat do të rikonstruktohen me fondet e vëna në dispozicion nga Bashkimi Evropian. Nga kërkimet në faqen zyrtare të EU4Schools rezulton se riparimi i shkollës ’26 Nëntori’ duhej të kishte nisur më 22 Korrik 2021 dhe dorëzimi duhej të ishte bërë me datë 04 Shkurt 2022.

Fiks Fare kontaktoi me drejtoreshën e kësaj shkolle, Sheri Banushi. Sipas kësaj të fundit leja nga Bashkia e Tiranës është dhënë për rikonstruksionin. Kompania e ndërtimit ka njoftuar shkollën që të largojë mjetet mësimore dhe objektet e tjera, për fillimin e punës, por ende nuk është lëvruar fondi nga EU4Schools.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 26 nëntori eu4schools sheri banushi 26 nëntori eu4schools sheri banushi

Sondazh

Poll