Bota

Lufta në Ukrainë, Norvegjia i dërgon armë mbrojtjëse dhe 100 raketa kundërajrore

20 Prill 2022, 20:12 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Norvegjia i dërgon armë mbrojtjëse

NORVEGJI- Norvegjia i ka dhuruar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore Mistral, tha të mërkurën ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjørn Arild Gram. CNN shkruan se sistemi i mbrojtjes ajrore është një armë efektive dhe do të jetë me përfitim të madh për Ukrainën.

Norvegjia po i siguron Kievit rreth 100 raketa Mistral dhe një numër të vogël njësi lëshimi, sipas ministrisë së mbrojtjes. Sistemi Mistral ishte duke u hequr gradualisht nga ushtria norvegjeze, por është ende një armë moderne dhe efektive që do të jetë me përfitim të madh për Ukrainën.

Armët tashmë ishin dërguar jashtë Norvegjisë. Norvegjia kishte dhuruar më parë një total prej 4,000 raketash antitank dhe disa lloje të pajisjeve mbrojtëse, si dhe pajisje të tjera ushtarake, sipas ministrisë.

LAJMI KRYESOR: 56 ditë luftë! Rusia ‘fokusohet’ në Donbass, Ukraina kërkon ndihmë: Janë orët e fundit

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bjørn arild gram lufta ukraine-rusi bjørn arild gram lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll