Aktualitet

FMN ‘nxiu’ Shqipërinë, Meta: Alarm për Qeverinë e Kuvendin, parashikim i errët

20 Prill 2022, 17:34 Nga DOSJA
FMN ‘nxiu’ Shqipërinë, Meta: Alarm për Qeverinë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e konsideron alarmant raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se parashikohet një ulje me 2.5 pikë përqindje nga 4.5% që ishin pritshmëritë. Sipas kreut të Shtetit, bllokuesit e rritjes ekonomike të vendit janë financimi i investimeve jo produktive nga buxheti, efiçencë e ulët e investimeve për shkak të korrupsionit, që gërryen vlerën e tyre, mos lejimi i investimeve private në energji, monopolizimi i ekonomisë, si dhe masat e rritjes galopante të çmimeve. Presidenti Meta kërkon reagim nga Qeveria dhe Parlamenti.

Postimi në Facebook:

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur ndjeshëm pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, me më shumë sesa përgjysmim. Në raportin e prillit të “Pasqyrës Ekonomike Globale”, të sapopublikuar, FMN parashikon që ekonomia shqiptare do të rritet ketë vit me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor. Ky ngadalësim vjen pasi në vitin 2021, ekonomia vendase u rrit me 8.5%, pas rënies me 3.5% në vitin 2020, kur ekonomia vuajti pasojat e pandemisë. Ritmet e rritjes pritet të jenë të ulëta edhe në vitin 2023, me 2.8% dhe do të përshpejtohet lehtë në 3.4% deri në vitin 2027. Vendi ynë vlerësohet se do të ketë rritjen më të ulët në rajon.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike fmn ilir met raporti i fmn fmn ilir met raporti i fmn

Sondazh

Poll