Aktualitet

Vrasja e policit, Koka i vë metrin shqiptarit në burg, Islami: Jam 10 cm më i shkurtër…

20 Prill 2022, 17:44 Nga DOSJA
Vrasja e policit, Koka i vë metrin shqiptarit në burg, Islami: Jam 10

SHKUP– Gazetari Spartak Koka ka vendosur të vizitojë në burg Agim Islamin, një nga shqiptarët e dënuar me burg të përjetshëm për rastin ‘Alfa’ në Maqedoninë e Veriut e që prej 14 vitesh ndodhet pas hekurave. Islami pretendon se bazuar në pamjet filmike, autori i krimit ishte të paktën 181-182 centimetra të gjatë. Ndërsa në të vërtetë Agim Islami që ndodhet në burgun e Idrizovës në Shkup thotë se është 174 centimetra. Për të provuar këtë, gazetari Spartak Koka mati përpara kamerave vetë Agim Islamin për të konfirmuar gjatësinë e tij.

Pjesë nga biseda mes tyre 

Spartak Koka: Çfarë përpjekjesh keni bërë në gjithë këto vite për të provuar që s’jeni ju ai person në sedijen e pasagjerit, një nga qitësit i cili vjen më pas dhe futet në sedijen e parë të pasagjerit.

Agim Islami: Ne kemi bërë të lloj-llojshme bashkë me familjarët tanë, me shokët tanë. Përpjekja më e fundit që kemi bërë ka qenë me ekspertizën e video-incizimit, e kanë dërguar në Serbi. Një laborator shkencor që bën video-ekspertiza të ndryshme, i certifikuar.

Spartak Koka: Në këtë ekspertizë na rezulton dhe shkruhet që personi në sedijen e pasagjerit, sipas pamjeve filmime, rezulton të jetë në një gjatësi 181-182 centimetra.

Agim Islami: Ka dalë se të akuzuarit për vrasje janë mbi 1.80 metra, mbi 1.82, kurse unë jam 1.74 metra.

Spartak Koka: Ekspertiza thotë që personi në fjalë është rreth 182 centimetra.

Agim Islami: Po ashtu është. Unë jam 174 cm dhe nuk e di pse më mbajnë akoma në burg.

Çfarë ndodhi në vitin 2008?

Në parkingun e fakultetit matematiko natyror në Shkup, me një breshëri plumbash nga kallashnikovi, më 26 nëntor të 2008-tës, u vra polici shqiptar i njësisë Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi. Dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ishte qenë në patrullë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski, mbetën të plagosur. Në prill të vitit 2010, për këtë vrasje me burgim të përjetshëm u dënua Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga Shkupi. Me nëntë vjet burg u dënua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtor në krim, kurse me burg te përjetshëm u dënua edhe Almir Drpljani, i cili ishte në arrati, por më vonë u ekstradua në Maqedoninë e Veriut për ta vuajtur burgun. 10 vjet më vonë, u publikuan pamjet nga kamera e sigurisë që ka filmuar vrasjen e policit të njësitit “Alfa”, gjë që u dha shpresa të reja të burgosurve se do të mund të dëshmohet pafajsia e tyre. Pamjet nuk ishin të pastra, ndërsa pavarësisht paqartësisë në fytyrat e personave që kanë gjuajtur, të akuzuarit thonin se nëpërmjet madhësisë së trupave mund të vërtetohet se nuk ngjason me trupat e autorëve. Kjo ka bërë që rasti të kthehet për gjykim në shkallën e parë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet agim islami rexhail qerimi agim islami rexhail qerimi

Sondazh

Poll