Aktualitet

Dhunoi e kanosi me armë 22-vjeçarin, arrestohet i riu në Shkodër

20 Prill 2022, 18:35 Nga DOSJA
Dhunoi e kanosi me armë 22-vjeçarin, arrestohet i riu në

SHKODËR– Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se i riu i identifikuar me inicialet M. R., banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë të Shkodrës më datë 22 shkurt të këtij viti së bashku me tre persona të tjerë ka dhunua e kanosur me armë një 22-vjeçar me inicialet K.S.. ngjarja ndodhi në Velipojë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 28-vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baks”, si rezultat i të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim M. R., 28 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë, Shkodër.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 05.04.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Ky shtetas, më datë 22.02.2022, së bashku me shtetasit H. R., E. R. dhe R. R. (të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas ngjarjes), kanë goditur me grushte shtetasin K. S., 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër. Gjithashtu, shtetasi M. R. e ka kanosur shtetasin K. S., me armë zjarri. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shkodres policia e shkodres

Sondazh

Poll