Politike

Merr fund sherri! Agron Tufa pajtohet me Spartak Brahon, ç’do ndodhë me padinë? (FOTO)

16 Korrik 2019, 12:12 Nga DOSJA

TIRANË– Mesa duket gjithë mosmarrëveshjet mes Agron Tufës dhe Spartak Brahos kanë marrë fund.

Sot ata janë parë duke diskutuar bashkë në Komisionin e Ligjeve ku edhe u diskutua lidhur me dosjet e Komunizmit.

Agron Tufa dhe Spartak Braho
Kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka paditur më herët në Gjykatën e Tiranës disa persona, të cilët ai i akuzon se e kanë sulmuar, fyer dhe kanë shpifur ndaj tij. Mes tyre është edhe deputeti Spartak Braho.

Si nisi përplasja mes tyre?

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Pas debateve dhe akuzave të shumta në distancë shkrimtari Agron Tufa paditi deputetin socialist Spartak Braho. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron tufa spartak braho tufa padit brahon agron tufa spartak braho tufa padit brahon

Sondazh

Poll