Bota

‘Ka frikë se nuk kthehet më’, Putin nuk e lejon vajzën e madhe të udhëtojë jashtë Rusisë

20 Prill 2022, 16:12 Nga DOSJA
‘Ka frikë se nuk kthehet më’, Putin nuk e lejon

RUSI- Vajza e presidentit rus, Maria Vorontsova thuhet se është ndaluar të shkonte në një udhëtim drejt një vendi “miqësor” për një pushim tropikal në plazh për të festuar ditëlindjen e saj të 37-të javën e ardhshme.

Sipas mediave të huaja, Vladimir Putin e ka ndaluar vajzën e tij të madhe të udhëtojë jashtë vendit mes frikës se ajo nuk kishte ndërmend të kthehej në Rusi. Ajo planifikoi një ‘arratisje romantike’ me Yevgeny Nagorny, 33 vjeç, partneri i saj që nga divorci me djalin e një koloneli holandez të NATO-s.

Putini u përgjigj me një refuzim kategorik, duke forcuar mbrojtjen e sigurisë së Marias. Sipas informacioneve tona, vajza e madhe e presidentit nuk kishte në plan të kthehej në Rusi”, thuhet në raportin e gazetës ruse.

Raporti nuk thoshte nëse arsyeja për planin e saj të supozuar për t’u arratisur ishte lufta e përgjakshme e babait të saj në Ukrainë. Maria, e cila është sanksionuar nga vendet perëndimore për shkak të lidhjeve të saj familjare me Putinin, ka një djalë 8-vjeçar, nga ish-bashkëshorti i saj Jorrit Faassen.

Ajo tani është e ndaluar të udhëtojë në vendet kryesore perëndimore, ku më parë njihej për udhëtimet e saj të shpeshta në Europë.

Maria është vajza e Putinit nga ish-gruaja e tij Lyudmila, ish-zonja e parë ruse. E lindur kur presidenti rus ishte një spiun i KGB-së, ajo është eksperte në sëmundjet e rralla gjenetike te fëmijët. Ajo është një studiuese kryesore në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore për Endokrinologjinë në Ministrinë e Shëndetësisë të Rusisë. Ajo është gjithashtu një eksperte për nanizmin.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota maria vorontsova sanksionet ndaj rusise vladimir putin yevgeny nagorny maria vorontsova sanksionet ndaj rusise vladimir putin yevgeny nagorny

Sondazh

Poll