Aktualitet

Dollarë false! Autorët lihen në burg, Kotori: I gjeta në Laprakë, s’e dija që ishin fallco

20 Prill 2022, 08:22 Nga DOSJA
Dollarë false! Autorët lihen në burg, Kotori: I gjeta në

TIRANË– Viard Kotori, Etmond Dokushi, dhe Ervin Kamolli u lanë në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Tre të rinjtë, akuzohen për falsifikim monedhash. Ata u arrestuan më 18 prill, ku Kotori tentoi të thyente në një ‘Exchange’ 2 mijë dollarë të falsifikuar. Punonjësja e ‘Exchange’ zbuloi falsifikimin dhe lajmëroi policinë, ku më pas u vunë në pranga tre persona. 29-vjeçari u identifikua nga policia përmes tatuazhit të tij në krah dhe mjetit që përdorte. Përballë trupit gjykues, 29-vjeçari deklaroi se gjeti 8 mijë euro në Laprakë, mirëpo tha se nuk e dinte se ato ishin falso. Avokati i tij, Enea Cenko, deklaroi se Kotorit i buzëqeshi fati kur gjeti sasinë e parave në rrugë pasi ai është rritur në fshatin SOS. 

Të rinjtë dyshohet se kanë hedhur në qarkullim nëpër biznese në Tiranë, por edhe qytete të tjera kartëmonedha të prerjes 50 dollarë. Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa javor, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim. Në total janë sekuestruar 3650 dollarë. Sipas hetuesve tre të rinjtë kanë mashtruar me para fallco disa persona në Tiranë, Korçë, Lezhë dhe Elbasan. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD/ U la në burg! Kotori në ‘Exchange’, iu zbuluan dollarët false, i riu: Mi jep mbrapsht

Tatauzhi në krah e zbulon! FOTO, ky është 29-vjeçari që shpërndau dollarë false në Tiranë

Klienti iu dënua për paratë false, avokati: I buzëqeshi fati, u rrit në fshatin SOS

Shkoi në ‘Exchange’ me dollarë false, autori: 8 mijë i gjeta në Laprakë, të tjerat i dogja

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet para false ne tirane viard kotori para false ne tirane viard kotori

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Prill 2022, 07:58

Dënohet me 5 vite burg gruaja e Arben Bilalit

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burgim Matilda Bilalin, gruan e ish-policit Arben Bilalit, i cili u ekzekutua në Tiranë disa vite më pa...