Aktualitet

FOTO- Qëlloi në ajër e terrorizoi lagjen, ky është polici që u arrestua dje nga AMP

20 Prill 2022, 07:38 Nga DOSJA
FOTO- Qëlloi në ajër e terrorizoi lagjen, ky është

TIRANË– Personi që shihni në foton e mëposhtme është Taulant Balla, efektivi i Policisë pranë Komisariatit nr.1 në kryeqytet që u arrestua dje nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore. Dosja.al ka siguruar foton e të arrestuarit gjatë aksionit të drejtuar nga drejtori i Policisë Gjyqësore dhe prokurori Gjergji Tako.

Po ashtu, dje Dosja.al bëri me dije se në momentin e arrestimit, Ballës iu gjetën në banesë dy armë automatike dhe një sasi municionesh luftarale.

Por si shkoi AMP në gjurmët e efektivit?

Taulant Balla nuk i mbante pa arsye armët në banesë. Ndaj tij ka patur një sërë informacionesh se herë pas here gjuante me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke prishur rendin publik. Pasi u vu nën hetim për disa muaj me metoda speciale të hetimit, derisa u prangos dje.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet taulant balla taulant balla arrestohet taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll