Aktualitet

“Kam mamin me kancer”, si Çezmja mashtroi të riun e i mori 30 mijë €, më pas thirri shokun

19 Prill 2022, 19:49 Nga DOSJA
“Kam mamin me kancer”, si Çezmja mashtroi të riun e i

TIRANË– Denada Çezmja, 37-vjeçarja që u la sot në burg për pengmarrjen e 31-vjeçarit Emil Sorra kishte arritur të krijonte një marrëdhënie intime me të riun dhe e mashtronte vazhdimisht duke i kërkuar shuma parash. Konkretisht Çezmja i shkruante Sorrës se kishte të ëmën me kancer dhe kishte nevojë për para për ta shëruar atë.

“Kam mamin sëmurë me sëmundje të rëndë, dua të bëj divorcin dhe jam në hall,”- mësohet se i shkruante Çezmja djalit.

Por, kur shuma e parave të marra në këtë formë arritën vlerën 30 mijë euro, Sorra nisi t’i kërkonte mbrapsht ato. Kërkesat e vazhdueshme të Sorrës kanë bërë që 37-vjeçarja të kërkonte ndihmë tek miku i saj, Sulltan Piraçi. Këtij të fundit ajo i ka thënë se Sorra e ngacmonte me qëllim që të krijonte një lidhje me të.

Piraçi kishte marrë me vete edhe dajën e tij, Shkëlqim Koçekun dhe të dy bashkë me 37-vjeçaren e morën peng të riun. Ata e filmuan, e kërcënuan dhe i kërkuan që të harronte paratë që i kishte dhënë të resë, por ai nuk u bind. Sapo shpëtoi nga pengmarrësit, shkoi në polici dhe kallëzoi të gjithë ngjarjen. Rrjedhimisht, të tre pengmarrësit u vunë në pranga.

LAJMI KRYESOR: Morën peng një person për 30 mijë €! Lihet në burg 3 autorët, gruaja: Më lironi, kam fëmijë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll