Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, i riu shkon vetë në spital, shoqërohet një person

19 Prill 2022, 19:51 Nga DOSJA
Plagosje me armë zjarri në Shkodër, i riu shkon vetë në

SHKODËR– Edis Reçaj, rreth 28 vjeç ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se i riu ka marrë një plumb në gjurin e këmbës së djathtë. Policia e Shkodrës u njoftua përmes një telefonate për të shtëna me armë në lagjen “Perash” të Shkodrës, por ndërkohë që blutë kërkonin në këtë zonë, 28-vjeçari Reçaj kishte shkuar vetë në spital.

Ishin bluzat e bardha më pas që njoftuan autoritetet për të riun që kishte një plagë në këmbë. Gjendja shëndetësore e Reçajt mësohet se është stabël, por rrethanat në të cilat ai është plagosur, nuk janë zbardhur ende. Të riut ende nuk i është marrë dëshmia, por paraprakisht raportohet se ai është qëlluar më armë teksa ndodhej në një lokal të lagjes “Perash”.

Gjithsesi, efektivët kanë ngritur pika kontrolli në hyrje daljet e qytetit dhe është vënë në kërkim të personave që dyshohet se fshihen pas kësaj plagosjeje. Deri më tani raportohet se është shoqëruar një person në polici. 

LEXO EDHE KËTË:

FOTOJA- Ky është 28-vjeçari që u plagos në Shkodër

Shoqërohet një person për plagosjen në Shkodër

Zbardhet IDENTITETI i të plagosurit në Shkodër, shkoi vetë në spital

LAJM I FUNDIT/ Gjendet një person i plagosur me armë në Shkodër

Të shtëna me armë? Policia rrethon lagjen ‘Perash’ në Shkodër, s’gjen asgjë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edis recaj plagoset edis recaj policia e shkodres edis recaj plagoset edis recaj policia e shkodres

Sondazh

Poll