Art&Argëtim

VIDEO/ Këngëtari italian hidhet nga skena, publiku nuk e kap, MOMENTI kur bie në tokë

20 Prill 2022, 08:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Këngëtari italian hidhet nga skena, publiku nuk e kap, MOMENTI

ITALI- Këngëtari dhe fituesi i Festivalit të Sanremos 2022, Blanco ka pësuar një incident të sikletshëm gjatë përformancës së tij në një koncert në Romë. Në një moment gjatë performancës është hedhur nga skena me shpinë, ndërkohë që askush nga të pranishmit nuk e ka kapur. Në videon e publikuar nga fansat e këngëtarit që ishte duke e ndjekur koncertin drejtpërdrejtë kanë filmuar momentin kur ai është rrëzuar në tokë.

Sipas Vanity Fair, videot e publikuara në Tik Tok janë bërë menjëherë virale. Fatmirësisht Blanco nuk u lëndua por menjëherë u ngjit në skena dhe pyeti publikun nëse ishin mirë.

“A jeni mirë të gjithë? Edhe djemtë e rreshtave të parë, a jeni mirë?”-pyeti këngëtari, ndërkohë koncerti vazhdoi normalisht.

Ai nuk u dorëzua dhe të nesërmen përsëriti të njejtën skenë në një koncert tjetër, por këtë herë spektatorët ishin më të gatshëm dhe nuk e lanë të rrëzohej. Fituesi i Festivalit të Sanremos 2022 do të përfaqësojë Italinë në ‘Eurovizion 2022’, i cili do të mbahet në Torino.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz video galeri blanco blanco bie nga skena eurovizion 2022 fituesi i sanremo blanco blanco bie nga skena eurovizion 2022 fituesi i sanremo

Sondazh

Poll